Zinedine Zidane nuk po mund ta pranojë humbjen prej 2:1 nga Sevillas
Atë që Real Madridi bënte për disa ndeshje me radhë, duke fituar në fund të tyre, ashtu bëri Sevilla, ku dy golat i shënuan në minutat 85’ dhe 90’ për të marrë tri pikë ndaj liderit të La Ligas.
Trajneri i “Los Blancos” beson se skuadra e tij ëlshoi fitoren nga duart për shkak se u relaksuan shumë në minutat e fundit të ndeshjes, ku edhe pranuan dy gola.
“Ne u relaksuam shumë në pesë minutat e fundit, mjaftueshëm për ta lëshuar fitore nga duart”, tha fillimisht ai.
“Është vështirë të pranosh një humbje për mënyrën se si ndodhi, por ky është futbolli”, shtoi francezi.