Real Madrid pësoi një humbje shokuese nga Celta Vigo mbrëmë në Kupën e Spanjës.
Zinedine Zidane është shprehur se asgjë nuk ka përfunduar pas janë akoma 90 minuta në lojë por, ekipi i tij duhet të ndryshojë mënyrë e të luajturit.
“Luajtëm një lojë të çuditshme. Duhet që t’i analizojmë gjërat, të shikojmë tek ato tani dhe t’i rregullojmë. Po luanim kundër një rivali shumë të mirë që na e bëri të vështirë.
Nuk ditëm sit a menaxhonim ndeshjen. Mund t’ja dalim pasi kemi edhe 90 minuta të tjera në lojë, duhet të luajmë ashtu siç dimë ne”, tha trajneri francez pas ndeshjes me Celta Vigon.