Zidane nis bisedimet me yllin e ri të Evropës (Foto)

Ylli i Monacos, Kylian Mbappe mund t’i bashkohet Real Madridit gjatë kësaj vere

 

E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” raporton se trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka biseduar me yllin e ri të Monacos, Kylian Mbappe.

Thuhet se strategu francez do të mundohet që ta bind lojtarin që t’i bashkohet kampionit të Spanjës dhe Evropës gjatë kësaj vere, përcjell Express.

Mbappe, i cili ka kontratë me Monacon deri në vitin 2019, ka shkëlqyer këtë sezon në Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve.

Pas paraqitjeve të mira, ylli i ri i Francës ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane. Por, Real Madridi është ekipi më aktiv që po punon në transferimin e Mbappes.

Pritet të shihet deri në fund të afatit kalimtar të verës nëse Los Blancos do ta transferojnë apo jo 18 vjeçarin. /Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme