Ziyech – Milan, vjen lajmi i fundit nga Italia

Hakim Ziyech me shumë gjasë do të jetë lojtar i Milanit.

Skuadra ‘Rossoneri’ është duke shqyrtuar shumë opsione për fazën ofensive në krahun e djathtë.

Në atë pozitë te Milan aktivizohej Junior Messias, dhe me këtë të fundit është arritur një marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin.

Megjithatë, mediat italiane thonë se kjo marrëveshje nuk prish planet tjera të merkatos.

‘Rossoneri’ do të tentojnë për të marrë edhe Hakim Ziyech të Chelsea, transmeton lajmi.

Skuadra ‘Kuqezi’ është e gatshme ta transferojë lojtarin në formë huazimi, për ta blerë sezonin tjetër për 20-25 milionë euro.

Chelsea kërkon 30 milionë euro dhe kjo është arsyeja pse nuk është arritur akoma një marrëveshje finale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme