Zuckerberg zotohet për ndryshime në Facebook, pasi lajmi i rremë i ka tejkaluar lajmet e vërteta

Disa ditë pas ngritjes së çështjes së lajmeve të pavërteta në Facebook, Media Matters for America ka nisur një peticion duke i kërkuar themluesit të Facebook që të marrë masa për ndalimin e kësaj dukurie që është popullarizuar nga vetë rrjeti social Facebook.

Themeluesi dhe CEO i Facebook, Mark Zuckerberg ka thënë se është angazhuar për të punuar mbi problemin për lajmet e rreme në Facebook, duke shkruar në një postim se “unë dua që ju të dini se ne e kemi marrë gjithmonë këtë çështje shumë seriozisht.”

Ka dëshmi në rritje në lidhje me krijimin dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme në Facebook. Së fundmi u tha se disa adoleshentë në Maqedoni kishin krijuan ferma përmbajtjesh me lajme të rreme gjatë zgjedhjeve presidenciale që më pas kanë gjeneruar qindra e mijëra shpërndarje në Facebook. Më pas lajmet krejtësisht të pavërteta u bën trend në mënyrë të përsëritur dhe u shpërndanë nëpër Facebook. Një analizë e BuzzFeed ka gjetur edhe se një lajm i rremë ka tejkaluar lajmet e vërteta gjatë tre muajve të fundit të zgjedhjeve në SHBA.

Facebook ka qenë i ngadalshëm për të trajtuar problemin. Ata kanë hequr vetëm faqet e rreme të internetit pasi Google e bëri të njëjtën gjë. Ish-punëtorët e shumttë të Facebook kanë folur për këtë gjë dhe e kanë konfirmuar se Facebook në të vërtetë e ka mundësinë për të trajtuar këtë problem, por nuk kishte zgjedhur të merrej me këtë çështje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme