Zyrtare: Irlanda e publikon listën anti-Kosovë

Trajneri Noel King e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar të Republikës së Irlandës U-21 për ndeshjen kualifikuese për Kampionat Evropian ndaj Kosovës.

Irlandezët do ta presin Kosovën në “Tallaght Stadium” të shtunën, më 25 mars, ndeshje kjo që fillon në orën 13:00 me kohën lokale irlandeze, e cila është hapëse për kualifikimet e Evropianit 2019 për grupmoshat U-21, i cili do të mbahet në Itali dhe San Marino, raporton zeri.info.

Krahas Irlandës dhe Kosovës, në të njëjtin grup bëjnë pjesë edhe Gjermania, Izraeli, Norvegjia dhe Azerbajxhani.

 Lista e të ftuarve të Irlandës U-21 

Portierë: Kieran O’Hara (Manchester United), Liam Bossin (Anderlecht); 

Mbrojtës: Danny Kane (Huddersfield Town), Ryan Sweeney (Stoke City – në huazim tek Bristol Rovers), Shaun Donnellan (West Bromwich Albion), Corey Whelan (Liverpool), Connor O’Grady (Sheffield Wednesday); 

Mesfushorë: Liam Kinsella (Walsall), Rory Hale (Aston Villa), Josh Cullen (West Ham United – në huazim tek Bradford), Harry Charsley (Everton), Ryan Manning (Queens Park Rangers), Ethan Boyle (Finn Harps), Connor Dimaio (Chesterfield), Olamide Shodipo (Queens Park Rangers – në huazim tek Port Vale); 

Sulmues: Ronan Curtis (Derry City), Grego Cox (Queens Park Rangers), Jake Mulraney (Inverness CT), Joe Quigley (Bournemouth – në huazim tek Gillingham).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme