E enjte, 20 Tetor 2016 – Sakte.net
Redi Jupi nuk do të jetë më trajner i Shqipërisë U21, lajm që u pasqyrua sottashmë vjen edhe konfirmimi nga ana e tij.
Ai dëshiron të sqarojë se nuk ka dhënë dorëheqjen, por i ka
përfunduar kontrata, teksa këtë e ka thënë shkurtimisht në “Panorama Sport”.
“Nuk jam më trajner i kombëtares U-21 për shkak se kontrata ime me FSHF-në ka përfunduar. Nuk është e vërtetë që kam dhënë dorëheqjen por cikli im te Kombëtarja përfundoi këtu së bashku edhe me kontratën”, sqaroi Jupi.