Angel Di Maria nuk do të largohet nga Paris Saint-Germain
Mefushori argjentinas ka mohuar spekulimet e mediave se ai do të transferohet në Kinë, duke u shprehur se ndihet mjaft i lumtur në Paris.
“Unë jam i lumtur në Paris, po ashtu edhe familja ime. Kjo do të thotë shumë për mua. Unë kam kontratë edhe dy vite e gjysmë dhe do ta respektoj këtë. Secili është i lirë të mendojnë si dëshiron, ata mund të shkojnë të luajë në Kinë edhe më tej. Natyrisht ju mund të jeni të ndjeshëm me parat e majme që ofrohen atje, por ky nuk është rasti im. Unë do të qëndroj këtu. Unë kam ardhur në PSG për të fituar Ligën e Kampionëve”, u shpreh Di Maria.
Di Maria është një nga lojtarët më të rëndësishëm tek PSG-ja i cili u transferua në francë nga Manchester United.