Barcelona do të jetë pa mesfushorin Andres Iniesta për duelin e ardhshëm në La Ligë kundër Eibarit të dielën.
Kapiteni do të mungojë për shkak të një lëndimi tëe pësuar në pjesën e parë të takimit me Real Sociedadin në Copa del Rey të enjten, përcjell “lajmi.net”.
“Rikuperimi i tij për seancat e ardhshme stërvitore dhe ndeshjet do të varet nga gjendja e tij, por mund të konfirmojmë se ai nuk do të udhëtojë me ekipin në Eibar për ndeshjen e së dielës në ligë”, thuhet në njoftimin e Barcelonës. /Lajmi.net/