Zyrtare: Shqipëri – Izrael nuk shtyhet

E mërkurë, 09 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit nuk do të shtyhet

 

Gjatë ditës së sotme ishte raportuar se ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit, e paraparë të luhet me 12 nëntor në Elbasan, mund të shtyhet shkaku i frikës nga sulmet terroriste.

Por, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit nuk do të shtyhet, shkruan Express.

“Federata Shqiptare e Futbollit, njofton sportdashësit shqiptarë dhe mediat, se ashtu siç është konfirmuar zyrtarisht, ndeshja Shqipëri-Izrael, do të luhet në “Elbasan Arena”, më datë 12 nëntor, ora 20.45”, thuhet në njoftim.

“Çdo lajm tjetër, që ka nisur të qarkullojë në portale të ndryshme për shtyrjen e saj në një datë tjetër, është krejtësisht i pavërtetë dhe pa asnjë bazë reale. FSHF rikonfirmon edhe njëherë tjetër lajmin e djeshëm së ndeshja do të zhvillohet në Elbasan dhe ndërrimi i vendit të zhvillimit të saj është bërë me kërkesë të FIFA-s për arsye sigurie”, përfundon njoftimi. /Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme