ZYRTARE: Vjen transferimi i parë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Napoli ka zyrtarizuar transferimin e Fernando Llorente si transferim i lirë.

34-vjeçari ishte lojtar i lirë pasi u largua nga Tottenham në fund të sezonit të kaluar.

Ai kthehet në Itali katër vjet pas largimit nga kampionët e Serisë A, Juventus, transmeton lajmi.net.

Një numër i klubeve ishin të lidhura me një transferimi për Llorente gjatë verës, përfshirë Fiorentina dhe Manchester United.

Vetëm Napoli arriti ta bindte sulmuesin spanjoll, me Carlo Ancelottin që e sheh spanjollin si lojtarin që mund të ndihmojë ekipin e tij me eksperiencën që posedon.

Detajet e transferimit nuk janë bërë të ditur, vetëm se thuhet se ai ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare ku do të përfitojë 2.5 mln euro në sezon.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme