​ 7 persona u përfshinë në përleshjen me granatë dore mbrëmë në Prishtinë

Një person në Prishtinë pëson lëndime pas përleshjes me granatë dore që ndodhi në rrugën “Shaban Shala” mbrëmë. Policia njofton për detaje shtesë.

Janë arrestuar shtatë të dyshuar, që të gjithë meshkuj, më nënshtetësi shqiptare  pasi që dy nga ta, pas një mosmarrëveshje, kanë  hedhur një granate dore  në drejtim  të pesë të dyshuarve tjerë.

“Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore nga pjesët e granatës dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Ne vendin  e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe pas konsultimit me prokurorin është bërë bastisja e dy shtëpive të dyshuarve  me ç’ rast është gjetur dhe konfiskuar  një revole, një karikator me katër fishekë dhe një fishekë i armës së gjatë. Me urdhër të prokurorit tre nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa të dyshuarit tjerë lirohen”, raporton Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme