​ Shtohen provokimet serbe ndaj Kosovës

Pavarësisht se dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë filloi para më shumë se pesë vjetësh, Serbia në vazhdimësi vazhdon ta provokojë Kosovën. Ndërtimi i murit në veri, arrestimi i liderit të AAK-së Ramush Haradinajt me fletarrestim të Serbisë, tentimi i hyrjes së trenit rus në Kosovë, ndërtimi i fshatit me refugjatë serbë “Lugina e diellit”… janë vetëm disa prej provokimeve të fundit që janë bërë në drejtim të Kosovës nga shteti serb.

Edhe zyrtarët e Qeverisë vlerësojnë se Serbia është duke provokuar situatën e sigurisë në vend, porse, sipas tyre, institucionet e Kosovës aktualisht janë duke u marrë seriozisht me këto çështje.

Ndërsa, politologët në Kosovë thonë se situatën duhet ta marrë në dorë vetë kryeministri dhe ta informojë popullin në detaje për “luftën speciale” që Serbia është duke ia bërë Kosovës. E gjersa ata thonë se agjendën e Kosovës e përcakton Bashkimi Evropian, opozita konsideron se me veprimet e fundit agjendën e ka caktuar vetë Serbia.

Gecaj: Provokimet janë të Serbisë

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka vlerësuar se Serbia po e provokon Kosovën porse, sipas tij, institucionet e Kosovës tashmë janë duke u marrë me to. Por, pavarësisht këtyre, ai ka thënë se Qeveria është duke punuar edhe në drejtimet e tjera.
“Provokimet janë të Serbisë, me të cilat po merren institucionet e Republikës së Kosovës. Megjithatë, derisa mediet janë kryesisht të përqendruara në këto tema, Qeveria e Republikës së Kosovës punon dhe funksionon në të gjitha dikasteret e saj në mënyrë të zakonshme”, ka deklaruar ai.

 

​ Shtohen provokimet serbe ndaj Kosovës

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme