Komiteti i Senatit për Marrëdhënie me Jashtë ka aprovuar me një rezultat të ngushtë kandidaturën e Rex Tillerson si sekretar amerikan të shtetit, pavarësisht shqetësimeve për lidhjet e biznesit të tij me Rusinë.
Votimi u nda sipas linjës partiake, ku 11 republikanë sa ishin gjithsej votuan pro, derisa 10 demokratë votuan kundër. Tillerson pritet që do të konfirmohet në përbërjen e plotë të Senatit, ku republikanët e kanë shumicën prej 52 anëtarëve.
Votimi ka ardhur në një ditë shumë të ngarkuar për administratën e re të Donald Trump, shkruajnë mediat amerikane.