​Dacic thotë: Do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, ka deklaruar se Serbia do të fillojë përsëri fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.


Dacic ka thënë se pas bllokimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se ardhmja e këtij dialogu nuk dihet se çfarë zhvillimi i mëtejshëm i situatës në Kosovës do të jetë, ata do të nisin përsëri fushatën kundër Kosovës.

Ky i fundit tha se në Serbi ka fundi i gushtit priten ardhje të reja të zyrtarëve ndërkombëtarë në Serbi dhe nisma të reja dhe rishikim të situatës në Kosovë.

“Përmbajtja nga ana jonë ka marrë fund, do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve”, tha Dacic.

Ai tha se ende nuk e di nëse anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të jetë në rendin e ditës dhe shtoi se Serbia nuk kundërshton që Prishtina të marrë pjesë në nisma të ndryshme, por me status neutral dhe jo si një shtet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme