Peruja i shpalli “persona non grata” dy diplomatë koreano-veriorë dhe lëshoi urdhrin për të lënë vendin brenda 15 ditësh.
“Qeveria peruane informoi ambasadën e Koresë së Veriut për vendimin e saj për shpalljen ‘persona non grata’ të sekretarit të parë të Pak Myong Chol dhe sekretarit të tretë të Ji Hyok’’, deklaroi Ministria peruane e Punëve të Jashtm.
“Masa u mor pasi diplomatët ishin marrë me veprimtari të papërshtatshme me statusin e tyre”, shtoi ministria pa dhënë më tej detaje mbi veprimtaritë e tyre.
Bëhet gjithashtu e ditur se vendimi kishte lidhje me “vijimin e shkeljeve” nga ana e Koresë së Veriut të rezolutave të OKB për mospërhapjen e armëve bërthamore.
Në shtator, Peruja dëboi ambasadorin e Koresë së Veriut, Kim Hak-Chol, në përgjigje të vijimit të programit bërthamor ushtarak të Phenianit, pas zvogëlimit të personelit diplomatik koreano-verior në tre persona në mars.