Mbi 1800 kilogramë mish pule me afat të skaduar i ka gjetur Policia e Kosovës dhe AVUK, gjatë një bastisjeje, të martën në mesditë, në kompaninë importuese të mishit në Kosovës “Euro Ida” nga Rahoveci. E njëjta kompani, para pak ditësh u zbulua se në vitin 2016 kishte provuar të zbarkonte në Kosovë mish të prishur nga Belgjika.
Një vit e gjysmë pasi një kontingjent i mishit të skaduar nga Belgjika u asgjësua para se të hyjë në territorin kosovar, të njëjtës kompani importuese Policia dhe AVUK i gjeti mish të prishur të destinuar për treg.
Policia e Kosovës, gjatë një aksioni të përbashkët më Agjensionin e Veterinarisë dhe Ushqimit ka bastisur të martën pasdite dy kompani importuese të mishit në Kosovë, përfshirë edhe kompanie kosovare që u zbulua se në shtator të vitit 2016 provoi të importojë nga Belgjika në Kosovë një kontingjent mishit të prishur, të vjetër 12 vjeçar.
Gjatë bastisjeve së kompanisë “Euro Ida” në Rahovec, Policia dhe AVUK kanë hasur sërish në 1800 kilogram mish pule me afat të skaduar.
Gazeta Express merr vesh se mishi i skaduar i gjetur në magazinat e kësaj kompanive kosovare është bllokuar dhe janë nisur procedurat për shkatërrim.
Skandali me mish i vitit 2016, në të cilin përfshihej edhe kompania “Euro Ida”, shpërtheu javë më parë në mediat belge, të cilat zbuluan për kushtet e papranueshme sanitare dhe përmbajtjen e dyshimtë të mishit që konsumojnë qytetarët, të prodhuar nga firma “Viviba”.
Këtë mish, rezultoi se e kanë konsumuar edhe qytetarët e Kosovës, përmes importit që ka bërë kompania nga Rahoveci “Euro Ida”.
Në raportimet e mediave belge, bëhet e ditur se mishi që është eksportuar në Kosovë nga thertorja në fjalë ka qenë nganjëherë deri në 12 vjet i vjetër.
Brenda një viti nga Belgjika në Kosovë hyjnë jo më pak se 200 mijë kilogramë mish ./GazetaExpress/