​Huawei tejkalon Apple në shitjen globale

Samsung dhe Apple me vite kanë mbajtur primatin në tregun e telefonave, por siç duket tash një gjë e tillë ka ndryshuar.

The Economic Times raporton se Huawei ka tejkaluar Apple në shitjen globale. Këtë e ka konfirmuar Allen Wang, drejtor i qendrës së prodhimit në divizionin Huawei India.

“Huawei ka tejkaluar Apple në shitjen globale gjatë dhjetorit të vitit të kaluar”, ka thënë ai, transmeton KosovaPress.

Sipas Wang, pjesëmarrja e kompanisë Huawei në dhjetor 2016 ishte 13,2% në shkallë globale, ndërsa Apple kishte rreth 12%.

Pa dyshim, këto janë lajme të shkëlqyeshme për Huawei dhe rezultatet mund të shërbejnë si inspirim edhe për prodhuesit tjerë kinezë, të cilët kërkojnë mënyrën që në treg të tejkalojnë prodhuesit e njohur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme