Policia e Kosovës ka njoftuar se dy ditë më parë në Prishtinë, katër persona të dyshuar të pa njohur, për arsye të pa njohura kanë sulmuar me një mjet të prehtë thikë viktimën mashkull.
Viktima sipas PK-së, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar. /KosovaPress/