​Largimi i Shpend Maxhunit, Policia në duar të Naim Rexhës

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se pas emërimit të ish-drejtorit të Policisë së Kosovës në pozitën e Shefit të AKI’së, pozitën e drejtorit të përgjithshëm të PK po e ushtron zëvendësdrejtori i përgjithshëm, Naim Rexha.
“Zgjedhja e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës është e rregulluar me Ligjin për Policinë, neni 39, paragrafi 3: “Në rastet e lirimit, shkarkimit apo suspendimit të drejtorit të përgjithshëm, kryeministri menjëherë emëron njërin nga zëvendësdrejtorët e përgjithshëm si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm””, thuhet në njoftimin e MPB’së.

Konkursi për drejtor të përgjithshëm hapet nga MPB sipas legjislacionit në fuqi.

“Emërimi i drejtorit të përgjithshëm rregullohet me Ligjin 04/L-076 për Policinë, konkretisht me nenin 37 dhe Udhëzimin Administrativ për themelimin, përbërjen dhe procedurat e Komisionit të Lartë për Emërime në Polici”, thotë kumtesa.

Sipas ligjeve dhe procedurave, Ministria e Punëve të Brendshme pritet që javën e ardhshme të hapë konkurs për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme