Senati amerikan konfirmoi të hënën Mike Pompeo në postin e drejtorit të CIA-s, që e kishte emëruar Donald Trump.
Mike Pompeo, i zgjedhur republikan, është vetëm anëtari i tretë i administratës së Donald Trump që është konfirmuar në postin e tij.
Shefi i ri i shërbimeve sekrete, 53 vjeç, u konfirmua nga Senati me 66 vota kundër 32, duke marrë kryesisht një mbështetje të fortë nga kundërshtarët demokratë./