​Reagon Abrashi, i përmendur si sekser i Dino Asanajt

Pas publikimit të dokumentarit të Zona Express, “Njëmbëdhjetë thikat”, ka reaguar biznesmeni Gazmend Abrashi.

Ai thotë ndër të tjera se “krejt çka është thënë për mua në emisionin ,,11thika’’ të ZonaExpress, nuk është e saktë”.

Redaksia e Zona Express sqaron edhe një herë të gjitha ato që janë thënë për z. Abrashi bazohen në dokumentet e organeve policore. Në Kallëzimin Penal të Policisë së Kosovës të deponuar në EULEX dhe te Prokurori Publik, Paskal Persoons, Gazmend Abrashi – “Mena” përshkruhet si pjesë e grupit të sekserëve të Dino Asanajt bashkë me Naser Osmanin, Astrit Haraqinë, Ukë Rugovën, Adelina Reqica-Asanajan e Burim Gashin- “Agrollapi”.

I dushkuari Gazmend Abrashi duke pasur shoqëri shumë të mirë me bashke aksionaret e Grandit, Behgjet Pacolli dhe Remzi Ejupi ka shfrytëzuar që sekserëve (të dyshuarve të përfshirë në këtë rast) t’iu ndihmoj në finalizminin e marrjes së parave të dëshiruara, ju afrohet bashke aksionarëve, pasi që sekserët Astrit Haraqija dhe Ukë Rugova nuk ia kishin arrit qëllimit ti merrnin nga Behgjet Pacoli shumën e parave për zhbllokimin e privatizimit të Hotel Grandit. Kjo konfirmohet nga incizim i ofruar nga Remzi Ejupi që i dyshuari (Gazmend Abrashi në këtë rast) shkon në një takim dhe iu kërkon para për zhbllokimin e privatizimit të Hotel Grandit. Po ashtu kjo konfirmohet edhe nga dëshmia e dhënë e dëshmitarit Remzi Ejupi në lidhje me këtë të dyshuar (Gazmend Abrashin pra) i cili iu kishte kërkuar para për këtë çështje”, thuhet në kallëzimin penal të Policisë së Kosovës.

Zona Express ka konsultuar krejt këto dokumente që i ka edhe Prokuroria, pra këtë dokument dhe transkriptin e intervistës me shumë detaje nga Remzi Ejupi, dhe të gjitha konstatimet në dokumentarin “Njëmbëdhjetë thikat” janë të bazuara vetëm në dokumente.

Megjithatë, për hir të korrektësisë, Zona Express do ta publikojë të plotë reagimin e biznesmenit Gazmend Abrashi, dhe ai është si më poshtë:

Reagim i Gazmend Abrashit

Krejt çka është thënë për mua në emisionin ,,11thika’’ të ZonaExpress, nuk është e saktë. Është për keqardhje se si dikush, nga  një takim  krejtësisht i rastësishëm dhe spontan,  përfolë emrin tim, duke fabrikuar të pa vërteta kinse unë kam qenë sekser për njërën apo palën tjetër, në ,,pazarllëqet’’ për Grandin!
Për hirë të informimit të opinionit publik, deklaroj se as nuk kam qenë i përfshirë në këto ,,allishverishe’’, as nuk i kam kërkuar kujt para, e as nuk e kam ofruar vetën për ndërmjetësim.

Kjo e pa vërtetë është provuar të shitet edhe disa vjet më parë, por e kanë përgënjeshtruar disa herë vetë ata të cilëve dikush u paska kërkuar para  dhe çuditërisht kjo temë rikthehet prapë.

Si një qytetar, afarist, politikan dhe tatim pagues i madh i shtetit të Kosovës, jam i zhgënjyer me etiketimin moral e politik, të një kaste njerëzish, që për të realizuar interesat e veta, nuk lanë njeri pa etiketuar!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme