Marrja e Remit në pyetje në Hagë ka zgjatur rreth nëntë orë.
Rrustem Mustafa, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i njohur si Remi, është deklaruar pas përfundimit të marrjes së tij në pyetje nga Gjykata Speciale, në Holandë.
Ai para gazetarëve ka thënë se ka përfunduar intervistimi i tij nga Specialja.
“Sot përfundoi intervista pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës në Hagë”, është shprehur Mustafa.
Mustafa tha se ishte i ftuar si dëshmitar i dyshuar, duke thënë se ishte një intervistë e gjatë, por që përfundoi sot.
“Pyetjet ishin shumë serioze. Kemi qenë edhe ne shumë seriozë gjatë përgjigjeve. Dhe, sapo përfunduam”, deklaroi ai
”Kam pranuar pyetje nga ju edhe më herët se a do ta mbrojë UÇK-në unë them se UÇK-ja më ka mbrojtur mua, s’kam pasur pse ta mbrojë UÇK-në”.
Marrja e tij në pyetje në Hagë ka zgjatur rreth nëntë orë.