Policia e Shqipërisë gjatë dy operacioneve antidrogë në Lezhë dhe Tepelenë ka sekuestruar 54 kilogramë Cannabis Sativa, si dhe ka arrestuar tre persona.
Sipas Policisë, operacioni i parë i koduar “Mjegulla”, është zhvilluar në Lezhë nga Sektori për Narkotikët, ku janë sekuestruar 20 kg Cannabis Sativa si dhe janë arrestuar në flagrancë dy persona konkretisht shtetasit Xh.GJ., 38 vjeç, banues në Mirditë dhe A.GJ., 47 vjeç, banues në Mirditë.
Operacioni i dytë i koduar “Liqeni”, është zhvilluar në Tepelenë nga Sektori për Narkotikët në DVP Gjirokastër ku janë sekuestruar 34 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe është arrestuar në flagrancë poseduesi i tyre shtetasi E.F., 23 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë./KosovaPress/