​SHKARKOHET BORDI I NDËRMARRJES BOKSITET E KOSOVËS

E shtune, 05 Nentor 2016 –  Sakte.net  /

Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka shkarkuar bordin mbikëqyrës të ndërmarrjes shoqërore “Boksitet e Kosovës”, e cila ndodhet nën administrim të drejtpërdrejt të AKP-së  .

Sipas njoftimit nga kjo agjenci, bordi është shkarkuar për shkak të keq menaxhimit të ndërmarrjes. Ndërsa është marrë vendim që menaxhmenti i AKP-së të caktoj një menaxher të përkohshëm për këtë ndërmarrje.

“Boksitet e Kosovës” është njëra nga ndërmarrjet më të mëdha të përpunimit minerar në Kosovë. Sipas të dhënave,  nga fundi i viteve `60 deri në fillim të viteve ’90  janë shfrytëzuar 3 milionë e 255 mijë e 615 tonë boksite, pasi prodhimi më i madh kalonte 10 mijë tone në vit.  /Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme