​Steinmeier: Jetojmë në një kohë më të rrezikshme se Lufta e Ftohtë

Sakte.net / E shtune, 08 Tetor 2016 – 17:30

Periudha e tanishme është “më e rrezikshme” se koha e Luftës së ftohtë”, deklaroi ministri gjerman i Punëve të Jashtme Frank Walter Steinmeieri i cituar sot në “Blid”.

“Është iluzion që të konsiderojmë se bëhet fjalë për luftë të ftohtë  të ndonjë kohe. Kohët e sotme janë të ndryshme, më të rrezikshme” deklaroi diplomati i parë i Gjermanisë në gazetën më të lexuar në vend.

“Rreziku nga një grusht shteti është i konsiderueshëm”, shtoi ish diplomati gjerman Volfang Ishinger, ish ndërmjetësues i OSBE-së në Ukrainë.   “Ky rrezik nuk ka qenë kaq thelbësor në dekadat e fundit, ndërsa besimi midis Perëndimit dhe Lindjes asnjëherë nuk ka qenë kaq i dobët”, shtoi ai, i cituar në të njëjtin shkrim.  Në fillimin e javës, SHBA-ja i bllokoi negociatat me Rusinë për armëpushim në Siri, ndërsa dje e akuzuan Moskën dhe Damaskun se kryejnë “krime lufte” në Aleppo.

Sot pritet që Këshilli i Sigurisë të KB-së të shqyrtojë dy propozim-rezoluta , të orientuara drejt ndalimit të zjarrit në Aleppo.  Për pesë vite, në luftën në Siri humbën jetën mbi 300.000 persona.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme