Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq me eskortën e tij, para pak minutave kanë hyrë në territorin e Kosovës përmes kufirit të Jarinjes.
Vizita e tij ndodh pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, që ndodhi këtë javë në veri të Mitrovicës, ku vrasësit dhe motivet e vrasjes ende nuk dihen.
Ndërkohë, ka ndryshuar agjenda e tij. Së pari ai do ta vizitojë manastirin Banjska. Pastaj nga ora 12:00, do të bëjë homazhe në vendin ku është vrarë Oliver Ivanoviçi.
Rreth orës 12:15 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut.
Pastaj do të niset për në Graçanicë, ku në orën 17:00 do ta vizitojë Manastirin, pastaj në ora 17:30, do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë.