President i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vendosur kurora lulesh në vendin e vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare Liria, Demokracia, Drejtësia, Oliver Ivanoviq, para zyrave të partisë së tij.
Vuçiq ndodhet sot në Kosovë për vizitë me leje të Qeverisë së Kosovës.
Ai më herët ishte në manastirin Banjska, ku tha se serbët duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe se Serbia duhet të luftojë krimin dhe korrupsionin në radhët e veta.