Institucionet e drejtësisë e kanë vlerësuar 1 500 euro peshën e fajit për përfundimin e barnave të donacionit amerikan nga QKUK-ja në barnatore private, shkruan sot Koha Ditore.
Në aktgjykimin përfundimtar gjykata madje as nuk e ka cilësuar këtë si vjedhje në sistemin publik, por vetëm ka fajësuar barnatoren private se nuk ka pasur autorizim për shitje të këtyre produkteve.
Një pacient, i cili ka rastisur të jetë zyrtar shtetëror, në mars të vitit të kaluar e ka blerë një ampulë “Imepinem Cilastatinë” në një barnatore private në Prishtinë.