Ministria e Punëve të Jashtme ka dorëzuar në Komisionin kundër korrupsionit dhe në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dokumentacionin për furnizimin publik në të cilën përfshihet kompania Eurovia, shkruan Alsat.
Nga atje ftojnë institucionet ta trajtojnë lëndën me prioritet, duke pasur parasysh, siç komunikojnë nga ky institucionet, spekulimet në opinion.
“Nuk ka parregullsi në procedurën e nevojshme për mbajtjen në Shkup të ngjarjes më të madhe të politikës ndërkombëtare, në kuadër të kryesimit të vendit me OSBE-në”, thuhet në komunikatën e tyre. Eurovia ka fituar tendin 1.8 milion eurosh të Ministrisë së Jashtme për adoptimin e hapësirave të qendrës “Boris Trajkovski” për nevojat e konferencës së OSBE-së e cila do të mbahet në dhjetor. Opozita akuzon pronarin e saj për afërsi me BDI-në, si një nga donatorët më të mëdhenj të partisë së Ahmetit. / Alsat.mk