Qendra për Menaxhim me Kriza bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 10 zjarre në hapësira ë hapura dhe disa intervenime. Një nga zjarret është ende aktiv, në Komunën e Vasilevës.
Zjarret e shuara në hapësira të hapura kishte në Komunën e Gazi Babës, përkatësisht dy zjarre, Karposh, Kavadar 3 zjarre, Manastir, Ohër dhe Kumanovë.
Qendra për Menaxhim me Kriza bën të ditur se ka pasur 2024 thirrje për raste urgjente në numrin 112. Prej tyre raste reale kanë qenë 58%, kurse 42% kanë nuk kanë qenë raste urgjente.
Kujtojmë se numri 112 në QMK mund të lajmërohet çdo qytetar që ka nevojë dhe është në rrezik për jetë.