100 familje do të jenë përfituese të banesave sociale në Prishtinë, afati i aplikimit deri më 13 dhjetor

Të nderuar përfaqësues të mediave dhe të gjitha institucioneve qeveritare dhe joqeveritare,

Komuna e Prishtinës këtë fundvit po e përfundon me aktivitete të shumta dhe po bën përpjekje të vazhdueshme në përmirësimin e cilësisë të jetës së qytetarëve të saj Komuna e Prishtinës ka përfunduar dy Programe të banesave sociale me qira joprofitabile në Hajvali përmes ndërtimit të 2 (dy) blloqeve banesore, secili bllok brenda vetes ka 50 (pesëdhjetë) njësi banesore, qe do të thotë përmes këtij Projekt-programi banesor përfitues do të jenë mëse 100 (njëqind) familje.

Aktualisht jemi në javën e fundit të procesit për aplikim në Programin e veçantë të banimit social për 50 (pesëdhjetë) njësi banesore dedikuar familjeve me gjendje të rëndë socciale dhe ekonomike qe nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit. Ndërkaq, po sa të përfundojmë me programin e veçantë të banimit social për kategoritë sociale, së shpejti do të bëhet shpallja publike edhe për Programin e veçantë të banimit për katëgoritë e dala mga lufta e UÇK-së, poashtu për 50 (pesëdhjetë) familje. Njëkohësisht, Komuna e Prishtinës është duke punuar edhe në programin e hartimit të programit komunal 3 vjeçar të banimit. Komuna e Prishtinës, me kohë ka bërë përgatitjet duke marrë të gjitha masat e duhura që procesi i aplikimit të jetë sa më transparent, korrekt, i qartë, konform legjislacionit përkatës dhe konkursit të shpallur.

Për të ju ardhur në ndihmë të gjithë aplikuesve gjatë këtij procesi, i gjithë stafi i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, qe nga fillimi i procesit të aplikimit të qytetarëve e deri me tani ka qenë në funksion të realizimit sa më efikas dhe efektiv të këtij procesi.

Në mënyrë që asnjë familje që mendon se i plotëson kushtet dhe kriteret e nevojshme të mos i mohohet e drejta në aplikim janë caktuar edhe zyrtarë nga DShMS për asistimin e rasteve/personave: të cilët nuk dinë shkrim-lexim, me mungesë shikimi, për ata që nuk e dine gjuhën shqipe mirë, me aftësi të kufizuara, me sëmundje serioze fizike dhe mendore, të moshuarit të cilëve u mungon përkujdesja familjare, dhe të gjithë atyre që u mungon aftësia për plotësimin e kërkesave dhe sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm shoqërues për të aplikuar për banim social.

Për kontributin dhe ndihmën e dhënë në mbarëvajtjen e procesit të aplikimit për banim social është për t`u vlerësuar dhe faleminderuar:

– Drejtoria e Administratës për administrimin e pranim-dorëzimit të kërkesave dhe dokumentacionet përcjellës të parashtruesve të kërkesave,

– Drejtoria e Kadastrit, me të cilen në saje të bashkëpunimit jemi dakorduar qe për të gjithë aplikuesit të cilet do të konkurojnë për banim social, dokumentin mbi verifikimin e gjendjes/vërtetësisë mbi patundshmërinë/pasurinë e pa luajtshme të merren me prioritet dhe pa pagesë do t`u ipet rasteve sociale ky dokument nga kjo Drejtori.

– Drejtoria e Financave, për konsideratën dhe prioritetin në sigurimin e dokumenteve të cilat janë të nevojshme për aplikuesit.

Për shkak të festës së 28 Nëntorit, afati i aplikimit do të shtyhet për një ditë më vonë, qe do të thotë procesi për aplikim për programin e banimit social përfundon më datë 13 dhjetor 2016 në ora 15:00. Pra në këtë datë përfundon pjesa e parë e këtij procesi delikat, për të filluar me pjesën e dytë që do të jetë vlerësimi i të gjitha aplikacioneve nga Komisioni përkatës.

Pavarësisht profesionalizmit dhe korrektësisë së anëtarëve të këtij Komisioni, vëzhgimi i këtij procesi të vlerësimit është i një rëndësie të jashtëzakonshme për të evituar çdo mundësi të ndonjë lëshimi, sado i vogël të jetë ai.

Prandaj, në emër të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale kërkoj mirëkuptimin tuaj dhe ju lutemi që të jeni prezent gjatë gjithë procesit të vlerësimit. Prania juaj do të ndihmonte shumë në transparencën e procesit, duke garantuar kështu një proces të ndershëm dhe korrekt. Duke qenë se kemi të bëjmë me familje me status të rëndë social, ky proces është akoma më i ndjeshëm dhe më delikat. Dhe vetëm duke u trajtuar në mënyrën më serioze të mundëshme, të gjithë mund të japim kontributin tonë që familjet e përzgjedhura përfituese të jenë me të vërtetë familjet më meritore.

Duke u bazuar në afatet kohore të përcaktuara me ligj, ju do të informoheni me kohë se në cilën datë do të filloj procesi i vlerësimit dhe verifikimit të gjendjes së banimit të familjeve.

Konfirmimi i juaj në këtë fazë për pjesëmarrjen në këtë proces do të na ndihmonte shumë në pregatitjen teknike para fillimit të fazës vlerësuese siç janë përcaktimi i pjesëmarrësve për aranzhimin e infrastrukturës se ku do mbahen mbledhjet e komisionit.

Duke shpresuar në përgjigjje pozitive, ju faleminderit sinqerisht.

Me rrespekt,

Dr.Arben Vitia, Drejtor i Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme