105 ditë revoltë! Diaspora zbret sot në Tiranë, protestë masive para Kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës

Sot shënohet dita e 105-të e protestës qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Prej më shumë se tre muajsh, qytetarë shqiptarë vijojnë të mblidhen çdo ditë në sheshe, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshimin e qeverisjes.

Protesta e sotme pritet të jetë më e veçantë, pasi organizatorët kanë paralajmëruar një pjesëmarrje të shtuar të qytetarëve shqiptarë nga diaspora. Sipas tyre, ardhja e emigrantëve shqiptarë në vend synon t’i japë një tjetër dimension protestës.

Në qendër të kërkesave të protestuesve vijon të jetë dorëheqja e Edi Ramës dhe e qeverisë së tij, si dhe krijimi i një qeverie teknike, e cila, sipas organizatorëve, do të duhej të garantonte një proces të ri politik dhe zgjedhor.

Një tjetër kërkesë e protestuesve është anulimi i disa ligjeve dhe nismave që ata i konsiderojnë në kundërshtim me interesin kombëtar. Në fokus janë përmendur ligji për investimet strategjike, ligji për zonat e mbrojtura, si dhe ajo që njihet si “Paketa e Maleve”.

Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim deri në largimin e Edi Ramës.

The post 105 ditë revoltë! Diaspora zbret sot në Tiranë, protestë masive para Kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme