11 të arrestuar për vepra të ndryshme sikurse dhënie të ryshfetit, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve

Janë arrestuar 11 persona ndërsa dy të tjerë janë të pa kapshëm pasi policia në bashkëpunim me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit realizuan bastisje në 15 lokacione të ndryshme në Shkup, Shtip dhe vendkalimin kufitar Bllacë. Prej 11 të arrestuarve, shtatë janë zyrtarë policorë. Për tre persona ekziston dyshim se kanë pranuar shpërblime për ndikim joligjor, dy persona akuzohen për ryshfet, 8 persona për vepra të ndryshme sikurse dhënie të ryshfetit, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve. Të dyshuarit, nga janar deri në prill të këtij viti në Shtip, duke shfrytëzuar ndikimin e tyre mbi zyrtarët policorë në kufirin e Bllacës dhe inspektorë nga sektori për të huaj në Shtip, së paku katër herë kanë mundësuar pesë shtetas të huaj pa leje të qëndrojnë në vend dhe vazhdimisht ta rregullojnë qëndrimin e tyre. Bëhet fjalë për shtetas turq të cilët në Maqedoninë e Veriut kanë qëndruar për studime. Për qëndrim joligjor për të huaj, gjoba shkon nga 50 deri në 250 euro. Prokuroria nga Gjykata Penale ka kërkuar masën e paraburgimit për pesë të dyshuar. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme