11 zjarre aktive – Angellov: Në malin Serta situata kritike

Gazetare: Ajnur Bafqari

Autoritetet vendore, me ndihmën edhe nga shtetet të huaja, po luftojnë me 11 zjarret aktive. Lufta kundër këtyre vatrave po zhvillohet nga toka dhe qielli. Në 24 orët e fundit shumë pjesë të vendit u përfshinë nga flakët, me gjithsej 31 zjarre aktive, por 20 preju tyre u vunë nën kontroll gjatë natës. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me krizat tha se situata më kritike vazhdon në malin Serta.

“Kemi përkeqësim të zjarrit në Manastir i cili ishte vënë nën kontroll para pak kohës, një pikë e zjarrit doli nga kontrolli dhe zhvilloi një vatër të re. Nuk ka rrezik për Manastirin dhe shtëpitë rreth e qark… Rrezik më të madh në këtë moment, përbën zjarri në malin Serta, të cilin prej ditësh po përpiqemi ta vendosim në kontroll. Bëhet fjalë për një linjë të gujatë, ndoshta 30 km, përgjatë të cilave kemi thuajse 20 pika zjarri kritike”, tha Stojançe Angellov, Drejtor i Qendrës për Menaxhim me krizat.

Në këtë situatë ku Qqendra për Menaxhimin e Krizave ka kërkuar ndihmë nga shtete të tjera, kryesisht ato fqinje, partia opozitare maqedonase, LSDM akuzon institucionet dhe Qeverinë e Mickoskit, për vonesa dhe mosorganizim adekuad për përballjen me zjarret.

“Gjendja me zjarret në shtet është alarmante dhe ka dalë nga kontrolli. Qeveria dhe institucionet kanë dështuar tërësisht dhe janë vonuar me reagimin, duke lejuar që të digjen rreth 1 500 hektarë gjelbërim nëpër shtet. Vetëm në rajonin e Negotinës janë djegur mbi 1000 hektarë në malin Serta”, tha Mile Talevski, Deputet i LSDM-së.

Kryeministri Hristijan Mickoski një ditë më parë deklaroi se falë edhe ndihmës ndërkombëtare, brenda dy ditësh pritet të vihen në kontroll të gjitha zjarret në vend.

Aktualisht, përveç airtraktorëve dhe helikopterëve të policisë dhe ushtrisë, në dispozicion prej dje janë edhe dy airtraktorë dhe 1 helikopter nga Turqia, ndërsa nga sot në këtë luftë është bashkangjitur edhe 1 helikopter nga Serbia, i vetmi me kapacitet 5 tonë ujë. Gjatë ditës do të arrijnë edhe 2 helikopterë nga Sllovenia, një kanader nga Kroacia dhe 1 helikopter nga Mali i Zi.

Për nesër është paralajmëruar që në dispozicion të jetë edhe një helikopter i MPB-së, i cili deri tani ishte në servisim./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme