113 gjoba në Shkup, 48 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB)ka vazhduar dje (28.01.2024) me kontrollet e shtuara në komunikacion, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 113 gjoba, nga të cilat: 48 për tejkalim të shpejtësisë, nëntë për drejtim mjeti pa patentë shoferi, dhjetë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, dy masa për kalim në semaforit të kuq…, shkruan Alsat.

“Kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat me qëllim rritjes së sigurisë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme