12-15 nëntor: Si do të funksionojë Panairi i Librit online

Për shkak të pandemisë, Panairi i 23-të i Librit, “Tirana 2020” do të zhvillohet online.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka bërë me dije se përgjatë datave 12-15 nëntor, janë menduar një sërë aktivitetesh që vijojnë si më poshtë:

Ndërkohë, ditën e djeshme, kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, zëvëndëskryetari, Gëzim Taga dhe kryetarja e jurisë së çmimeve të Panairit, Diana Jupi, dhanë një konferencë shtypi para mediave.

Këtë vit, organizatorët kanë menduar që diskutimet mbi librin të shfaqen në disa projektorë, të vendosur në pikat kryesore të kryeqytetit.

Në qytetin e Tiranës do vendosen ekrane led, te të cilat do të shfaqet aktiviteti drejtpërdrejt ose me regjistrim.

Krahas mundësisë që njerëzit kanë për të blerë në libraritë kryesore të vendit, gjatë këtyre ditëve do ekzistojë dhe opsioni i blerjeve online.

Shitja e librave online u mundësua në disa platforma blerjesh online të stimuluara, të mundësuara nga Bukinist, Adrion ltd dhe Top Channel.

Mbështetës në realizimin e Panairit ishin Bashkia e Tiranës dhe Qendra Kombëtare për Librin dhe Leximin.

Panairi nis ditën e sotme, për t’u përmbyllur të dielën, kur do të mbahet dhe ndarja e çmimeve të autorit të vitit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme