Kuvendi i Kosovës ka zyrtarizuar kërkesën e deputetit Dardan Sejdiu, të nënshkruar nga 12 deputetë, për krijimin e grupit të ri parlamentar me emër Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP.
12 deputetët e larguar nga Vetëvendosje kanë formuar grupin e ri parlamentar.
KTV ka siguruar dokumentin në të cilin ky grup ka njoftuar kryetarin Kadri Veseli për grupin e ri parlamentar që do të quhet “Grupi i Deputetëve të Pavarur”.
Në letër theksohet se Shef i Grupit Parlamentar do të jetë Dardan Sejdiu.
Deputetët e këtij grupi parlamentar janë:
Aida Dërguti
Visar Ymeri
Faton Topalli
Fisnik Ismaili
Dukagjin Gorani
Driton Çaushi
Dardan Sejdiu
Frashër Krasniqi
Dardan Molliqaj
Besa Baftiu
Salih Salihu
Shqipe Pantina