12-vjeçarja vret veten live në Facebook, policia jep alarmin: Ju lutem mjaft e shpërndatë videon

Etmerrshme është videoja e një 12-vjeçareje, e cila ka filmuar veten teksa varej me litar përpara oborrit të banesës së saj. Katelyn Nicole Davis, banuese në Cedartiën Georgia, vrau veten dhe gjithçka e bëri live në Facebook më 30 dhjetor, pasi tha se ishte abuzuar seksualisht nga një pjesëtar i familjes.

Vetëvrasja e tmerrshme e një 12-vjeçareje po shpërndahet kudo nëpër internet, dhe policia thotë se nuk e ndalon dot, pasi videoja është bërë virale.

Vajza ka filmuar veten teksa ka thënë arsyet se pse po e bën këtë gjë, policia pasi ka parë videon ka vrapuar për në banesën e saj, por ishte tepër vonë.

Videoja vazhdon edhe për 20 minuta të tjera me trupin e vajzës që varet në oborr, ndërsa shpërndarjet në internet kanë qenë të shumta.

Të gjithë këtë e mitura e ka bërë pasi një anëtar i familjes ka abuzuar me të duke e qëlluar me një rrip mesi, gjë që vajza nuk e ka duruar dot dhe ka pësuar tronditje të thellë psikologjike.

Ndërkohë nëse kërkoni emrin e vajzës në You Tube do të gjeni video pafund të saj, në disa është lënë vetëm, zëri ku dëgjohen fjalët e fundit të të miturës, por jo pamjet edhe pse nuk është e vështirë që t’i gjesh, pasi shpërndarja është bërë virale.

https://www.youtube.com/watch?v=W_E9vpt_V3A

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme