12 vjet nga dorëzimi i raportit të Ahtisaarit për pavarësinë e Kosovës

Më 26 mars të vitit 2007, ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari dërgoi raportin përfundimtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për pavarësinë e Kosovës.

Sot bëhen 12 vjet që kur ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, dërgoi raportin përfundimtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në të cilin thoshte se Kosova duhej të bëhet e pavarur.

Derisa SHBA-të përkrahnin planin e Ahtisaarit dhe mendonin se Kosova duhet të bëhej e pavarur, serbët vazhduan ta kundërshtojnë planin.

Rusia bëri deklarata që mund të interpretohen si kundër pavarësisë, por nuk përmendi përdorimin e vetos.

Tri ditë më vonë, më 29 mars 2007, Parlamenti Evropian miraton një rezolutë me 490 vota pro, 80 kundër dhe 87 abstenime, ku shprehej përkrahja për pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme