120 milionë euro për veteranë

Disa luftuan, e të tjerë as që ishin në Kosovë kur ndodhi lufta. Por, pas përfundimit të luftës, të gjithë u bënë ushtar e u thirrën në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Tani në vend pensione marrin edhe ata që kurrë nuk e kapën pushkën me dorë.

E që prej se kanë filluar të marrin pensionet, veteranët i kanë kushtuar buxhetit të vendit më të varfër në rajon afër 120 milionë euro. Kaq është shuma e parave që ka ndarë shteti prej vitit 2015 për këtë kategori, shkruan Infokusi.com.

Së paku kështu ka deklaruar zëdhënësi për media në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Musa Demiri.

“Shuma e shpenzuar për kategorinë e veteranëve të UÇK-së, që nga fillimi i zbatimit të kësaj skeme e deri në dhjetor të vitit 2018 ka qenë rreth 119 milionë e 136 mijë euro”, ka thënë Demiri për Infokusin.

Sipas të dhënave të MPMS-së, 2017’ta e ka rënduar më së shumti buxhetin e Kosovës. Vetëm gjatë vitit të kaluar për pagesa të veteranëve, shteti ka ndarë më shumë se 65 milionë euro.

“Për vitin 2015 (tetor-dhjetor) janë ndarë 5 milionë e 418 mijë euro, për vitin 2016 janë ndarë 47 milionë e 864 mijë euro dhe për vitin 2017 janë ndarë 65 milionë e 854 mijë euro”, ka thënë Demiri.

Demiri deklaron se aktualisht në skemën e përfitimit të pensioneve janë 37 mijë e 136 përfitues, që besohet të kenë qenë pjesëmarrës në luftë.

70 mijë pretendent për veteranë

E aplikimi i personave për një status të veteranit në vend po del të jetë kogja i madh. Rreth 70 mijë persona llogaritet të kenë aplikuar për status të veteranit deri në fund të vitit 2017.

Në bazë të të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, thuhet se rreth 46 mijë aplikues janë pajisur me certifikata të veteranëve. Prej tyre 36 mijë marrin pensione.

Se numri i veteranëve po rritet është në dijeni edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Ruud Vermeulen pati thënë për zërin se pa një riklasifikim, sipas Ligjit të amendamentuar për Veteranët e Luftës dhe pa verifikimin e përfituesve shpenzimet do të rriten dhe do t’i tejkalojnë alokimet buxhetore prej 20 milionë eurosh.

“Në të vërtetë numri i përfituesve të skemës së pensioneve të veteranëve të luftës vazhdon të rritet përtej çdo pritjeje. Tani flasim për 37.000 përfitues kundrejt vlerësimeve fillestare prej më pak se një e treta e asaj në vitin 2015. Kjo është pothuajse 9.000 më shumë se vetëm një vit më parë.

Pa një riklasifikim, sipas Ligjit të amandamentuar për Veteranët e Luftës, si dhe pa verifikimin e përfituesve, shpenzimet do të rriten dhe do t’i tejkalojnë alokimet buxhetore prej së paku 20 milionë eurosh, duke sjellë shpenzime në 1,2 për qind të GDP-së ose ½ për qind mbi tavanin 0,7 për qind të GDP-së, që do të hyjë në fuqi sapo riklasifikimi të përfundojë”, kishte thënë Vermeulen./Infokusi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme