120 punëtorë sezonal të Higjienës Komunale do të duhet të angazhohen në pastrimin e qytetit

Gazetar: Avni Tahiri

“120 punëtorë sezonal të Higjienës Komunale do të duhet të angazhohen në pastrimin e qytetit në ditët në vijim. Kjo u miratua dje nga këshilli i qytetit të Shkupit por për sa kohë do të pastrohet Shkupi nga mbeturinat me këto punëtorë të shtuar, pritet që të shihet në ditët në vijim”, rapprton Avni Tahiri, gazetar.

Qytetarët thonë se Shkupin nuk e mbajnë mend të ketë qenë në këtë gjendje ndonjëherë. Mbeturina në çdo cep, kontejner të stërmbushur por edhe inventar të hedhur rreth kontejnerëve dhe mbi të gjithat kundërmimi i erës së keqe në shumë lagje të Shkupit.

“Katastrofë është gjendja, nga të sillesh është keq. Shumë papastërti ka, ja shihe këndej se çfarë është. E mbani mend Shkupin kështu me mbeturina ndonjëherë? Jo kështu jo, ajo është”, tha një qytetare.

“Nuk di çfarë të them, ja shihet, çfarë të tregoj. Është e vështirë sepse me një kohë nuk ka pasur kështu por tani nuk interesohet askush”, tha një qytetar.

Kritika edhe për qytetarët e pandërgjegjshëm të cilët hedhin mbeturina vend e pa vend.

“Katastrofë, ja ke një shembull afër kontejnerëve, inventar dhe mbeturina të ndryshme që nuk shfrytëzohen i hedhin aty. Faji nuk është vetëm tek qyteti i Shkupit por edhe tek ne qytetarët. Nuk ka kulturë, i gjithë inventari hidhet aty, mendojnë se Higjiena Komunale është magjistarë të mundët gjithçka”, deklaroi një qytetar.

Në këshillin e qytetit të Shkupit, dje u miratua propozimi për punësimin e 120 punëtorëve sezonal në Higjienën Komunale të cilët do të duhet të angazhohen në pastrimin e mbeturinave në kryeqytet.

Këshilli i Shkupit ndërkohë hodhi poshtë propozimin për projektin “Futja e transportit të shpejtë urban në qytetin e Shkupit e njohur si BRT” dhe po ashtu nuk e votuan edhe propozimin për blerjen e 250 autobusëve ekologjikë të cilat nxitën debate të gjata./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme