124 gjoba në Shkup, 14 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) edhe gjatë ditës së djeshme (07.06.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë janë regjistruar 124 shkelje.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 124 gjoba, nga të cilat 14 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, dy për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. Janë shqiptuar dy masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tri masa për kalim në semaforë të kuq, tri masa për mosvënien e rripit të sigurisë, tri masa për tejkalim të paligjshëm të automjeteve, nëntë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara”, njoftojnë nga MPB-ja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme