Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 126 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 21 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.
Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 10 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 5 të tjera për mosvënien e rripit të sigurisë…/Alsat.mk