13 rusë të përfshirë në zgjedhjet amerikane për të ndihmuar Trumpin

13 rusë janë akuzuar për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016 për të ndihmuar Donald Trumpin të zgjedhet presidenti i Shteteve të Bashkuara, deklaroi zyra e prokurorit Robert Mueller.

Zyra e Muellrit tha se 12 rusë dhe 3 rusë etnikë, kanë qenë të përfshirë në skemën famëkeqe të mbështetur nga shteti, “Agjencia e Kërkimeve në Internet” që ishte paditur nga një juri e madhe federale në Uashington DC.

37 faqe padi lidhin operacionet ruse të cilat “përfshijnë mbështetjen ndaj kampanjës së ish kandidatit për president të SHBA-së Donald Trump duke dënuar Hillary Klintonin,” kundërshtaren e tij demokrate, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.

Mueller pretendon se operacionet ruse kanë “komunikuar me individë të padëshiruar të lidhur me fushatën Trump,” por paditë nuk janë adresuar në pyetjen nëse dikush tjetër në ekipin e Trumpit kishte bashkëpunuar me vetëdije.

Rod Rosenstein, zëvendës avokati i përgjithshëm, tha në një konferencë shtypi në Uashington: “Nuk ka asnjë pretendim në këtë aktakuzë se çdo amerikan kishte ndonjë dijeni.” Rosenstein shtoi se supozimet mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së nuk kanë pasur efekt në rezultatin e zgjedhjeve.

Në një deklaratë të premten, Trump sugjeroi se ajo që ai e quajti “sulme partizane të çuditshme, akuza të egra dhe të rreme janë teori që u ka dalë afati.”

Një i pandehur, Yevgeniy Prigozhin, është akuzuar për përdorimin e kompanive që ai ka kontrolluar – përfshirë Concord Management and Consulting dhe Concord Catering – për të financuar operacionet kundër SHBA-së. Operacioni në një fazë kishte një buxhet mujor prej 1.25 milion dollarë, i cili pagoi pagat e punonjësve dhe shpërblimet, thuhet sipas Muellerit./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme