13 të lënduar në Shkup

Trembëdhjetë persona janë lënduar më lehtë në shtatë nga gjithsej 16 aksidente të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB Shkup. Në nëntë aksidente janë shkaktuar dëme materiale.

Nga MPB-ja informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Trembëdhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara dhe pesë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit. Nga komunikacioni janë përjashtuar gjithsej gjashtë persona të cilët kanë drejtuar automjetin me patentë dhe leje qarkullimi me afat të kaluar. Janë hasur 87 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.

Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit janë larguar 82 automjete.

Sektori për parandalim pranë SPB Shkup në kuadër të projektit edukativ për komunikacion “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” do të realizojë punëtori edukative me nxënës nga klasa e dytë nga SHFK “Vera Jociq” në rajonin e Komunës Gazi Babë. Do të mbahet edhe mësim për qarkullim, të cilët kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme