Një 13-vjeçar me mbiemër Keqi është gjetur i pajetë në fshatin Gernac Malësi Kurbin, raporton korrespondenti i Panorama.al.
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar mbi ngjarjen, duke bërë me dije se dyshohet që i mituri të jetë vetëvrarë. Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në rrethana aksidentale.
Njoftimi i plotë
Mënjëherë shërbimet e Policisë Kurbin dhe grupi hetimor janë nisur në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore.
Është njoftuar Komisariati i Policisë Mat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.