Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 135 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 58 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 15 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.
Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe katër gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara dhe 7 të tjera për kalim në të kuqe në semaforë… /Alsat.mk