136 gjoba në Shkup, 20 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 136 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 20 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Sipas raportit të MPB-së 20 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve. Janë shqiptuar dhe 3 gjoba të tjera për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 5 për kalim në të kuqe në semaforë, 3 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe katër të tjera për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara…/Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme