14 mijë foshnje mund të vdesin në 48-orët e ardhshme në Rripin e Gazës!

Sipas shefit të ndihmës humanitare të Kombeve të Bashkuara, 14,000 foshnje mund të vdesin në Rripin e Gazës gjatë 48 orëve të ardhshme nëse furnizimet nuk arrijnë në kohën e duhur.
Ja pra, gjenocidin izraelit mbi popullin palestinezë askush nuk mund ta ndalë dhe kjo botë e pamoralshme është duke e bartë shenjën e vetme që e meriton – atë të pashpirtësisë së skajshme.
E ndërkohë ka ende të maskuar me fytyrën e njeriut, pra ende ka monstra që thonë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet?! Por pa treguar se me çka atë e rrezikojnë foshnjat e porsalindura dhe 20 mi fëmijët e vrarë deri tani?!
Dhe kjo botë ka parë krime nga më të neveritshmet, por mbase kurrë nuk i ka mbyllur sytë para tyre si sot kur Izraeli i papenguar dhe para syve të gjithë botës bënë atë që në dekadat e shkuara e ka bërë fshehurazi – shfarosjen e tërë një popull. (Kim Mehmeti)/sajte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme